Episodi i parë i shou-t të themeluesit të Wikileaks-it, Xhulian Asanzh, do të transmetohet në televizionin rus “Russia Today” të martën, më 17 prill.Wikileaks ka bërë të ditur se Asanzh ka përfunduar xhirimet e 12 episodeve të shou-t që mban titullin “Bota nesër” e që do të transmetohen online dhe nga kanali rus.
Ueb-faqja nuk ka bërë publikë emrat e të ftuarve, por ka premtuar një përzgjedhje të shumëllojshme që përfshin “politikanë, revolucionarë, intelektualë, artistë dhe vizionarë”.
Wikileaks ka arritur famën pas publikimit të mijëra dokumenteve sekrete të Shteteve të Bashkuara – hap që ka zemëruar në masë të madhe Uashingtonin.
Asanzh është në pritje të një vendimi gjyqësor nga drejtësia britanike, në lidhje me ankesën e tij kundër ekstradimit në Suedi, ku do të përballej me akuzat për sulme seksuale. Akuzat në fjalë, Asanzh i mohon./BS/kohaislame