Duhani (Nicotiana) është një bimë e familjes Solanaceae.
Duhani, bën pjesë në bimën e familjes Nicotiniana të llojeve dhe tipeve te ndryshme te modifikuar apo jo te modifikuar gjenetikisht, me gjithë pjesët e saj.
Duhani mund të përdorët në shumë forma të ndryshme, nga të cilat asnjë nuk është e mirë për shëndetin tonë.
Si ndikon nikotina?
Nikotina është drogë, e cila pas marrjes së rregullt të bën me ves dhe të varur prej saj. Kryesisht 10% e nikotinës që përmban cigarja thithet, dhe përmes mushkërive dhe gjakut arrin në tru. Brenda 10 minutash arrihet koncentrimi maksimal i saj në gjak.
Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pergjegjes kryesor per varësin nga duhani dhe demtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përberje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive.
Çka duhet të dini për nikotinën?
Nikotina, një alkaloid i bimës Nikotiana tabakum, është emëruar për nderë të Jean Nicot de Villemain (1530-1600) pasi ai e solli atë në Francë. Nikotina ndikon në tru në sasi të vogla si nxitëse dhe gjallëruese, në sasi të mëdha ngurron dhe bllokon dhe në sasi shumë të larta ka pasoja për jetën. Një cigare përmaban 6 deri në 15 miligram nikotinë. Sasia vdekjeprurëse gjatë thithjes është 1 mg për 1 kg peshë trupore, kjo sasi gjendet në 3 deri në 5 cigare.
Tymi i cigareve, një përzirje prej gazrave dhe avullit, gjatë djegjes përkrah nikotinës çliron edhe materje organike (alkane, alkohole, ketone, ester, etj.), monoksidin e karbonit, okside të azotit (NO, NO2), materje kancerogjene (benzopyrene, nitrozamine), metale të rënda (krom, arsen, kadmium, vanadium). Tymi i cigareve përmban mbi 40 substanca kancerogjene dhe është e vështirë të caktohet se cila prej tyre është më e rrezikshme.
DUHANI, NJË VES ME PASOJA PËR JETËN
Pirja e duhanit është sëmundje shkatërruese, shumë njerëz i ka kapur kjo sëmundje, së cilës iu zbuluan ligësitë, kjo sëmundje shkatërruese e cila nuk ka më dyshim që e çon njeriun drejt vdekjes. Kjo është vërtetuar nga studime të ndryshme shkencore.
Të mashtruan kur të thanë se:
– Duhani ndihmon në meditim.
– Duhani largon lodhjen.
– Apo se: duhani është nga shenjat e burrërisë.
Të shohim se çfarë bën duhani
Duhani shkakton kancerin e mushkërive, dhe infekson kronik të tyre.
Duhani shkakton Tuberkuloz dhe astmë kronike.
Duhani shkakton kancer të fytit. Duhani jep rrezik të lartë për karcinomen e ezofagut.
Duhani shkakton bronkit akut dhe ngushtim të frymarrjes.
Duhani shkakton pagjumësi, stres dhe mërzitje.
Duhani dobëson nervat; duhanpirësin mund ta kapë paralizë nervore.
Duhani dobëson kujtesën dhe dobëson aktivizimin e mendjes.
Duhani dobëson shqisën e të nuhaturit dhe të shijuarit.
Duhani dobëson shikimin nëse vazhdon pirjen e tij.
Duhani shton rrahjet e zemrës.
Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmet Arterioskleroze të enëve të gjakut që në vetvete shkakton sëmundje ishemike te zemres.
Duhani shkakton therje në kraharor.
Duhani shkakton trumbozë.
Duhani ngre tensionin e gjakut.
Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës.
Duhani shkakton dobësi të përgjithshme.
Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulçerën e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rreziku për kancerin e stomakut.
Duhani shkakton kancerin e gojës, gjuhës, fytit dhe pankreasit.
Duhani shkakton atrepinë e mëlcisë.
Duhani shkakton kancerin e fshikësës së urinës dhe infekson të saj.
Duhani shkakton kancerin e veshkave.
Shkakton helmim urinar.
Konsumimi i tepert i duhanit shton rrezikun per vdekje te papritur.
Duhani rrit rrezikun e impotencës, ai ka një rol të drejtpërdrejtë në indet gjenitale të mashkullit.
Dëmet e duhanit në pikpamjen estetike
Than lëkurën, i largon asaj shkëlqimin dhe gjallërinë.
Dalje të shpejtë të rrudhave.
Fryrje të qepallave dhe skuqje të tyre.
Shtim i rrudhave rreth syve.
Dobësim i flokëve dhe ndryshim i ngjyrës së tyre.
Zverdhje e dhëmbëve dhe gishtave.
Expozimi pasiv ndaj duhanit është mënyrë subtile e maltretimit të fëmijve
Kujdes: Për zvogëlimin e rreziqeve të ekspozimit pasiv ndaj duhanit, për hirë të fëmijve tuaj, duhet t’ju përmbaheni këtyre këshillave:
– Mos pini duhan në dhomat ku gjenden fëmijët.
– Duhani është rreptësisht i ndaluar gjatë shtatzanisë dhe pushoni të pini duhan kur keni dëshirë të lindni fëmijë!
– Para së gjithash vlen: në dhomat ku gjenden fëmijët të mos pihet duhani. Këtu bënë pjesë natyrish edhe dhoma e ndenjes dhe kuzhina.
– Dhe çka nuk duhet të harroni: duhani në makinë është shumë më i rrezikshëm. Për shkak të hapësirës së vogël në makinë rritet koncentrimi i tymit dhe materjeve të dëmshme në përmasa të shumëfishta.
– Edhe një cigare në ditë e dëmton fëmijën tuaj në bark, ajo i ngushton përkohësisht arteriet e placentës dhe ngarkon fëmijën me materje të dëmshme.
– Duhani është ndotësi më i madh i ambijentit në dhoma të mbyllura.
– Nëse gratë gjatë shtatzanisë e pinë duhanin, fëmijët e tyre lindin me trakt të ngushtuar të frymëmarrjes. Për arsye të funksionit të zvogluar të mushkërive këta fëmijë janë më të rrezikuar për t’u sëmurë nga infeksione me virusë të ndryshëm;
– Fëmijët që në mënyrë pasive i janë ekspozuar duhanit janë më të rrezikuar të vdesin nga vdekja e befasishme e fëmijve “sudden death in infancy”;
– Personat që në mënyrë pasive i janë ekspozuar duhanit, vuajnë shpesh nga sëmundje të organeve të frymëmarrjes (bronkiti obstruktiv, bronkioliti, ndezja e mushkërive);
– Fëmijët që në mënyrë pasive i janë ekspozuar duhanit kanë shpesh ndezje të veshit;
– Te fëmijët me astmë duhani ndikon në paraqitjen më të shpeshtë të sulmeve astmatike, ata kolliten më shpesh si dhe mushkëritë e tyre dëmtohen më shpejtë.
Përveç asaj që duhani dëmton shëndetin tuaj, ai dëmton edhe financat tuaja
Një shembull: në vitin 1999 vetëm në Austri u janë shitur 15,6 miliardë cigare 2,3 milionë duhanxhijve. Me një çmim mesatar prej 3 euro austriakët kanë djegur 2,3 miliardë euro. Nëse e marrim një duhanpirës nga masa e përgjithshme: ky person ka harxhuar për një vit 1060 euro, për 25 vjet 26500 euro.
A gjetet ndonje dobi te Duhani?!
A do te vazhdoni, apo do i jepni fund?!
Na lejoni tju ndihmojme, qe te ndihmoni veten dhe njerezit qe ju rrethojne
Organizmit, pas lenies se duhanit i duhet nje periudhe prej 40 ditesh qe te prodhoje sasine e duhur te Acetil-Kolines. Gjate kesaj kohe ish-duhanpiresve ndiehen të stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma me e vogel, kane pergjumesi etj. Por, te gjitha keto veshtiresi kalohen nese:
Besoni në vetveten dhe në suksesin tuaj.
Lexoni materiale serioze që t’i mësoni dëmet e cigars.
Qëndroni larg mjedisit ku pihet duhan.
Pranë vetës mos mbani sende që ju kujtojnë cigaren.
Rrini me njerëz të cilët ashtu si ju po përpiqen ta lënë cigaren.
Qëndroni larg pijes së kafes dhe të çajit të cilët mund t’ju nxitin për të pirë duhan.
Kur t’ju lindë dëshira për të pirë cigare shmangeni këtë ndjenjë duke ngrënë ndonjë frut.
Mjaft me duhanin! Lëre atë të shpëtosh.
Dëshira dhe vullneti i fortë mund ta fitojnë luftën kundër duhanit.