Kryeministri Rama ka shpotitur sërish BE-në në lidhje me faktin se para Shqipërisë, do jenë Serbia dhe Mali i Zi në rend të parë për anëtarësim. Pos kësaj, shefi i qeverisë shqiptare ka guxuar dhe t’i kujtojë Brukselit diferencimet në fondet e dhëna.
“Brukseli duhet të jetë më inkurajues. Shqipëria ka bërë një përpjeke të madhe për të reformuar sistemin e drejtësisë.
Pra apeli im për miqtë tanë të dashur Komision dhe BE është se nëse nuk kini më shumë para për ne kjo është ok. Megjithatë bëhuni më bujar për në me gjërat që nuk ju kushtojnë asgjë. Kjo është me e rëndësishme për një Europë më të konsoliduar”, deklaroi Rama nga Londra, i pranishëm në Samitin për Ballkanin Perëndimor.