Para se të arrestohej për herë të dytë në janarin e këtij viti, lideri i kartelit të Sinaloa, Joaquín “El Chapo” Guzmán, udhëhiqte operacionet më të mëdha ajrore në Meksikë.
Në mes të viteve 2006 dhe 2015, autoritetet meksikane kapën 599 avionë, 586 aeroplanë dhe 13 helikopterë, të cilat karteli i përdorte për shpërndarjen e drogës në Meksikë dhe në Amerikën Latine. Kështu raporton gazeta meksikane ‘El Universal’ bazuar në raportet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kompania më e madhe ajrore në vend, Aeroméxico, ka 127 aeroplanë
Shumica e avionëve u kapën në Culiacan, Navolato dhe Ahome, komuna në shtetin e Sinaloas, aty ku Guzman u rrit dhe u arrestua dy herë