Personi i akuzuar për vrasjen e deputetes britanike, laburistes Jo Cox, doli përpara gjykatës.
Tommy Mair e qëlloi për vdekje deputeten 41-vjeçare në rrugë, teksa po shkonte në zyrën e saj elektorale.
Përpara gjykatës, ai u pyet për emrin.
“Emri im është vdekje tradhtarëve, liri për Britaninë,” deklaroi ai.
52-vjeçari nuk foli më.
Ka raportime se ai kishte simpati për lëvizjet neo-naziste.
Deputetja, nënë e dy fëmijëve, po bënte fushatë që Britania të qëndrojë në BE.