Erdogan: Studentët në Turqi e njohin Ajnshtajnin, por jo edhe Ibn Sinanë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është i shqetësuar që studentët në Turqi kanë njohuri për “figurat e huaja” si Albert Ajnshtajn, por nuk i njohin figurat e shquara myslimane.

“Nëse e pyesni çdo të ri në Turqi se kush është Ajnshtajn, ai do të mund t’i thotë disa fjalë për të. Por nëse i pyesni për Ibni Sinan, ai mund të mos e ketë idenë se kush është ai”, ka thënë Erdogan.

Këto komente Erdogan i ka bërë në Këshillin e 19-të Kombëtar për Arsim në Antalia të Turqisë.

Për fat të keq, ky është një realitet i hidhur edhe tek ne shqiptarët.

Nëse do t’i pyesnim të rinjtë tanë për jetën dhe të dhënat bibliografike të disa artistëve apo futbollistëve, do të gjenim shumë pak prej tyre që nuk do të dinin me dhjetra informacione, kurse, nga ana tjetër, po t’i pyesnim se në cilin vit ka lindur pejgamberi ynë i dashur, kur i ka zbritur shpallja dhe sa ka zgjatur ajo, do të gjenim shumë pak prej tyre që do të mund të na jepnin dy-tre informacione.

Kjo ndodh edhe me kulturën dhe historio-grafinë tonë shqiptare. Cilët janë ata të rinjë që do të mund të na flasin diç në lidhje me kongresin e Manastirit, veprat e Nezim Frakullës, idetë e Sami Frashërit dhe për angazhimin e Lidhjes së Prizrenit, etj…?

Të tillë do të gjenim shumë pak.

 

(Islampress)

Artikulli paraprak“Kur’ani për të gjithë ” mesazh në stacionet e autobusëve
Artikulli vijuesRidley Scott: Nuk e financoj një film ku rolin kryesor e luan Muhamedi