Ai është një ndër gjyqtarët kryesor të botës së futbollit.
Bëhet fjalë për anglezin, Mark Clattenburg, i cili ka një numër të madh të ndeshjeve ndërkombëtare që ka drejtuar.
Por, britaniku 42-vjeçar ka filluar një eksperiencë të re të gjykimit të ndeshjeve në Lindjen e Mesme.
Gjyqtari anglez ka kohë që po ndan drejtësinë në ligën elitare të Arabisë Saudite.
Ai në një ndeshje ka ndalur lojën në shenjë respekti për thirrjen e Ezanit të namazit të mbrëmjes.
Në fakt, bëhet fjalë për takimin e 1/16 e finales së Kupës së Mbretit, ku u takuan Alfatxi dhe Alfayxaa.
Kujtojmë se Clattenburg është larguar prej Ligës Premier pas akuzave të shumta se nuk po gjykon drejt në futbollin anglez.