Djegia e njerëzve është akt brutal i refuzuar në çdo aspekt, qoftë ai nga ISIS, apo qofshin ato nga grupet e “amerikanëve të bardhë” që dogjën me mijëra zezakë…Por, tmerri i djegies së njerëzve prej ISIS-it përderisa nuk ka ndonjë referencë kredibile në të kaluarën e myslimaneve, e ka një paralele të freskët, e ku tjetër përveç se në Amerikën e veç para disa dekadave. Lexoni më poshtë hulumtimin e sjellë nga disa prej portaleve amerikane.
ISIS djegu Muadh el Kasasbeh deri në vdekje, pilotin luftarak Jordanez, i cili ishte pjesë e koalicionit ndërkombëtar që sulmonte ISIS-in, por për shkak të rrëzimit të aeroplanit të tij, ai ishte kapur rob nga ISIS.
Rrëmbyesit e tij e lagën atë me një katalizator dhe i vunë zjarrin. Muadh al Kasasbeh dëshpërimisht u përpoq t’i shuante flakët. ISIS regjistroj sakrificën e Muadh al Kasasbeh-së, dhe prodhoi një video me të për të projektuar frikë tek armiqtë e tyre, dhe pastaj e vunë atë në qarkullim online.
Djegia e gjallë e Muadh el Kasasbeh nga ISIS është denoncuar si një akt i egërsisë, barbarizmit dhe mizorisë së papërligjur – i tillë si i “kohërave të errëta” dhe jo i botës moderne.
Përjashtueshmëria Amerikane i verbon ata që të ndajnë shikimin e tyre për fakte dhe të vërteta të pakëndshme rreth vendit të tyre.
Për gati një shekull, Shtetet e Bashkuara praktikonin një ritual unik kulturor që ishte jo më pak i frikshëm se dënimet “mesjetare” po as më pak i frikshëm se dënimet “e përsosura” dhe teknikat që përdor ISIS kundër armiqve të tij.
Çfarë tani njihet si “linçim spektakolar”, që përfshinë torturimin ceremonial, vrasjet – dhe po, gjithsesi, djegiet e gjalla të personave – djegiet e amerikanëve me ngjyrë nga të amerikanët e bardhë. Ashtu si ISIS-i që bën përdorimin e mediave digjitale të qarkullojnë imazhet e vdekjes dhe torturat e Muadh el Kasasbeh nga zjarri, linçimet spektakolare të trupave të zi të djegur u ndanë nëpër amerikë nëpërmjet kartolinave dhe mediave të tjera.
Në fakt, imazhet e vdekjes të trupit të zi të djegur ishin një nga llojet më të popullarizuara të kulturës masive në shekullin e 19 dhe 20 në Amerikë.
Kjo llogari e vrasjes së tmerrshme të Sam Hose nga ana e amerikanëve të bardhë është një version edhe më grotesk dhe më i ekzagjeruar se sa mizoria mbi Muadh el Kasasbeh nga ISIS:
Gazetat në pronësi të amerikanëve të bardhë të Jugut, ngopeshin vetëm me llogaritë e ekzagjeruara ose të fabrikuara të dhunës të tillë. Në versionin e gazetave, lufta midis Sam Hose dhe shefit të tij u transformua në krimin që nxiti zemërimin më të madh tek të gjithë: rrahjen e gruas së njeriut të bardhë.
Gjeorgjianët e Bardhë, e kapën Hosen dhe i përgatiten linçim e tij. Dy mijë njerëz u mblodhën për vrasjen, disa duke marrë një tren të veçantë ekskursioni erdhën nga Atlanta për këtë qëllim. Udhëheqësit e linçimit e zhveshën Hosen, të lidhur me zinxhirë në një pemë, u bë një pirg i madh me dru rreth tij, dhe u lye gjithçka në vajguri. Mob i preu veshët Hoses, gishtat dhe organet gjenitale; ata i nxorrën lëkurën nga fytyra e tij. Ata (masa) e shikonin, siç e përshkroi një gazetarë prezent që raportoi për rastin, ”me kënaqësi të vërtetë dhe plot zemër”, se si venat e njeriut shpërthenin nga të nxehtit dhe gjaku i tij fishkëllente në flakë.
” Oh, Perëndia im!”, ishin të vetmet fjalë që Hose mund t’i thonte. Kur ai më në fund vdiq, turma e prerën zemrën dhe mëlçinë e tij nga trupi i tij, duke e ndarë copa copa mes vete, duke shitur fragmente të eshtrave dhe indeve të tij, për ata që nuk patën mundësi për të marrë pjesë. Askush nga ata që ndërmorrën aktin dhe që erdhën për ta shijuar nuk kishte veshur ndonjë maskë, pavarësisht kësaj askush kurrë nuk u ndëshkua.
Vrasja e Jessie Uashington është një tjetër vepër gjeniale nga të bardhët mbi dhunën ndaj njerëzve me ngjyrë, akt gjithashtu shumë më i keq se ligësisa e akteve të ISIS-it kundër pilotit Muadh el Kasasbeh:
“Masat e Mëdha të njerëzimit fluturonin sa më shpejt që ishte e mundur nëpër rrugët e qytetit në mënyrë që të jenë të pranishëm në urën kur u zhvillua ceremonia vrasëse, por kur u mësua që “i Ziu” është duke u ekzekutua në City Hall, turmat e njerëzve , gratë dhe fëmijët u kthyen dhe shkuan me ngut në lëndinë. “
“Në rrugën për tek skena, popullit mbanin në dorë dhe një mori veglash duke treguar ndjenjat e tyre në këtë çështje, ku këtë e shfaqnin duke e goditur “njeriun e zi” me çfarëdo gjëje që arrinin , disa e goditnin me lopata, tulla, kube, dhe të tjerët goditën dhe e prenë atë derisa ai ishte i lidhur lartë dhe i tërë trupi i tij ishte bërë me ngjyrë të kuqe, nga gjaku i plagëve të shumta të shkaktuara, gjaku e kishte mbuluar nga koka në këmbë. “
“Kuti me materiale kimike, dru të thata dhe të gjitha llojet e materialeve të ndezshme ishin mbledhur, dhe për një çast kërkohej për ta kthyer zjarrin në një flakë që vlon. Kur “njeriun e zi” e ngritën së pari në ajër gjuha e tij doli nga goja e tij dhe fytyra e tij ishte e lyer me gjak. “
“Shpirti ende nuk ishte dalur nga trupi i “njeriut të zi”, edhe pse gati kështu, kur një tjetër zinxhir i ishte vendosur rreth qafës së tij dhe hidhet edhe mbi gjymtyrët e tij për ta varur në një pemë në lëndinë, të gjithë u përpjeken për të marrë pjesë në vdekjen e tij. Masa pastaj e varën, njeriun i cili ishte gjysmë i gjallë dhe gjysmë i vdekur, kundër të pemës, në një gjendje sa ai kishte fuqi të mjaftueshme vetëm sa të mbështetej në gjymtyrët e tij.
Trupi i “njeriut të zi” u tha shpejt në ajër, pastaj britmat si nga mijëra fyte i shkonin deri në në mëngjes, kur u mblodhën kutive të drurit, drunjë të thatë dhe çdo artikull tjetër që do të digjej. Një kuti e madhe kinkaleri ishte prodhuar pastaj dhe ishte mbushur deri në krye me të gjitha materialet që ishin siguruar.
Trupi i “njeriut të zi” u valëvit në ajër, dhe gjatë gjithë kohës, u dëgjua një zhurmë si të ishte mijërave dhe trupit i “të ziut” më pas u ul në kuti. “Sapo trupi i tij e preku kutinë sa e sa njerëz shtynin përpara, secili i etur për të qenë i pari që të ndez zjarrin, shpërthimet bëheshin me materiale mga lëndë të ndezshme dhe tymi u rrit shpejt në ajër, një demonstrim të tillë njerëz si të çmendur nuk kishin dëgjuar më parë. Gjithkush shtyhej më afër për të marrë suvenire të çështjes. Kjo mbasi kishin gjymtuar dhe shkrumbuar trupin e “njeriut të zi”.
“Gishtërinjtë, veshët, pjesë të veshjeve, këpucë dhe pjesë të tjera të trupit të “njeriut të zi” u ndanë nga pjesëtarët e turmës që kishte mbushur me njerëz vendin e ngjarjes si me magji. Si u ngrit tymi në qiell, masat e njerëzve të lagjes, numëronin deri në 10.000 veta, të grumbulluar tek City Hall, ata kishin tejmbushur sheshin, shumë të tjerë ishin varur nga dritaret e ndërtesave, duke i parë skenat nga to dhe nga majat e ndërtesave dhe pemëve, gjithë këto ishin ngritur pas bërtimave që u dëgjuan disa blloqe larg. “
Mijëra amerikanëve të zinj u vranë nga linçuesit e
bardhë në Shtetet e Bashkuara.
Linçimet spektakolare ishin një ceremoni (kjo nuk ishte diçka e rastësishme apo spontane; aktet e disave të etur për gjak të njerëzve të zinjë, ishin njerëz të bardhë, të çmendur ), me praktikat e dallueshme, që simbolikisht spastronin shtetin e të bardhëve nga të zinjtë, në një epokë ku të bardhët e kanë supremacinë:
Procesi aktual i linçimit ishte patologjik dhe tepër i dhunshëm. Linçimi nuk do të thotë varje në lartësi. Ajo shpesh përfshinte poshtërimin, torturën, djegien, copëtimin dhe tredhjet. Viktimat ishin rraheshin dhe dhunoheshin, shumë herë përpara turmave të mëdha që ndonjëherë numëronin në mijëra. Shpesh viktimat fatkeqe janë hedhur mbi prush dhe gaca qymyri, pastaj janë vendosur në zjarrë me flakë.
Dëmtimi i viktimave fatëkeqe, nganjëherë realizohej duke qëlluar mbi ta me pushkë dhe revole me qindra herë në trupin dhe kufomën e viktimës, ndërsa njerëzit brohorisnin dhe fëmijët luanin gjatë festimeve. Copat e kufomës mirreshin si suvenire të ngjarjes [5]. I tillë ishte rasti kur James Irwin ishte linçuar më 31 janar, 1930. Irwin ishte akuzuar për vrasjen e një vajze të bardhë në qytetin e Ocilla, Gjeorgji. Ai ishte marrë në paraburgim nga një turmë e inatosur, gishtat e tij dhe gishtërinjtë i ishin prerë, dhëmbët e tij u larguan nga nga pincë dhe më në fund ai ishte i tredhur. Kjo ende nuk ishte e mjaftueshme. Irwin pastaj u dogj i gjallë para qindra e njerëzve (Brundage, p. 42).
Askush nuk është dënuar ndonjëherë për këtë vrasje barbare. Viktimat nga “njerëzit e zi” u shkatërruan për vdekje, u zvarritën pas veturave [6], u djegën, u rrahën, u dhunuan, nganjëherë u qëllua mbi ta mijëra herë, u gjymtuan; egërsia ishte e tmerrshme, e pa imagjinushme. Si mund që njerëzit e thjeshtë të marrin pjesë në një brutalitet të tillë?
Pasqyrimi i dhunës spektakolare ndaj njerëzve jo të bardhë, pagoj një pagë psikologjike të njerëzve të bardhë që ndihmuan për të krijuar një lloj të çimentos sociale për Amerikën e Bardhë, e që mbulohet deri te tensionet e veta brenda grupit të klasës, brenda grupeve fetare, dhe gjinore. Kjo logjikë raciste vazhdon në të tashmen me një sistem diskriminues racor në drejtësinë penale, vrasjen nga policia e njerëzve “të zi” dhe atyre me ngjyrë “kafe”, dhe si ende amerikanët bardhë e mbështesin një trajtim të tillë të padrejtë.
Politikanët amerikanë dhe udhëheqës të tjerë të opinionit e kanë denoncuar ISIS-in dhe vdekjen nga zjarri të Muadh el Kasasbeh.
Ata do të duhet të aplikojnë të njëjtat standarde edhe mbi amerikanët e bardhë që kanë kryer dhunë masive ndaj afrikano-amerikanëve përmes linçimit, pogromeve racore, dhe veprave të tjera, por a e kanë bërë këtë ndonjëherë?
A do ta mbështesin tërë këta, iniciativat për dëmshpërblime si një gjest material që tregon kërkim falje për krimet e tilla?
A do të dënojnë njerëzit e bardhë, në të dy anët e ndarjes ideologjike, paraardhësit e tyre që morën pjesë në lloje të tilla të dhunës?
A do të jetë ndonjëherë Amerika e bardhë e gatshme ashtu siç është për ISIS-in, të zotëroj plotësisht sjelljen e saj historike kundër afrikano-amerikanëve dhe njerëzve të tjerë me ngjyrë, të jetë kundër asaj dhunë cila krijoi të tashmen, ku lagjet janë të hiper-ndara, ku ekziston boshllëk i madh edhe në paga dhe të ardhura, dhe nga pothuajse çdo masë tjetër, amerikanët me ngjyrë, ndjeshëm i kanë më të pakësuara shanset e jetesës në krahasim me njerëzit e bardhë?
Dhuna është një tipar njerëzor. Djegia e gjallë e Muadh el Kasasbeh nga ISIS-i është një akt i barbarizmit.
Megjithatë, ne nuk mund të vëjmë re se si Shtetet e Bashkuara kanë kryer klasa master në dhunë dhe barbarizëm, gjatë themelimit të saj, nga themelimi dhe pas themelimit të saj deri në ditët e vona … dhe po, përtej kësaj dhune kundër popullit me ngjyrë, puna e tyre, jeta, toka, dhe liria u janë vjedhur për të krijuar perandorinë amerikane.
Dailykos.com & BLACK KOS COMMUNITY.