Bio e shqiptarëve të Kosovës të përfshirë në Kumanovë (Foto)

Mediat në Maqedoni raportojnë se Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi- Komandant Malisheva, janë disa nga kosovarët janë përfshirë në ngjarjet e Kumanovës, për disa prej tyre përmendet se janë dorëzuar policisë maqedonase.
Por, kush janë këta persona që janë dorëzuar dje. Lajmi.net ju sjell një biografi të shkurtër për të kaluarën e tyre.

Beg Rizaj ka qenë ushtar i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit. Pas luftës në Kosovë, ai ka shërbyer si truproje e Ramush Haradinajt, ish-komandantit të Zonës së Dukagjinit, tashmë lider i AAK.

Sami Ukshini-Komandant Sokoli rrjedh prej një familje patriotike nga Morina e Malësisë së Gjakovës. Familja e tij ka qenë bazë e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së së Maqedonisë. Sami Ukshini ka marrë pjesë në luftën e vitit 2001 në Maqedoni në rajonin e Likovës.

Dem Shehu, nga Deçani, ka marrë pjesë në luftën e UÇK-së në Kosovë, por dhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Muhamet Krasniqi-Komandant Malisheva është nga Malisheva e Kosovës dhe rrjedh nga një familje atdhetare. Ai ka marrë pjesë edhe në luftën e UÇK-së në Kosovë, si dhe në atë të Maqedonisë në vitin 2001.

Ndërkaq, i vetmi person që akoma nuk është dorëzuar është Mirsad Ndrecaj.

Mirsad Ndrecaj


Ai është djali i vëllait të Maliq Ndrecajt, i cili ka qenë komandant i Brigadës 132 të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit. I arrestuar ne Kosove, ne vitin 2009, per vjedhje te votave ne Gjakove. Ndrecaj ishte militant i AAK-se. /Lajmi

Artikulli paraprakÇka i shkroi Kumanovari hoxhës Ahmed Kalaja?
Artikulli vijuesProfesor Ardian Gola për foton e AP!