Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, thotë se raketat, e jo negociatat, janë çështje kryesore për të ardhmen e Iranit.
Në komentet e publikuara sot në faqen e tij në Internet, Khamenei ka ofruar mbështetje për përpjekjet e Gardës Revolucionare të Iranit për zhvillimin e raketave balistike.
“Ata që thonë se e ardhmja është në negociata, e jo në raketa, janë ose injorantë ose tradhtarë”, tha Khamenei.
Testet aktuale raketore të Iranit janë kritikuar fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania dhe Gjermania, si “destabilizuese dhe provokuese”, pasi raketat janë të “afta të bartin armatim atomik”.
Rusia e ka mbështetur Iranin, duke theksuar se provat raketore nuk paraqesin shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që ishte miratuar pas arritjes së marrëveshjes bërthamore ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, me të cilën kërkohet nga Irani që të mos lansoië asnjë raketë balistike me kapacitet për bartjen e armatimit atomik.
Irani nuk pranon se raketat e tij janë të paraparë për bartjen e armatimit atomik.