Kryqe gjithandej në Maqedoni, edhe njëher elemente krishtere vendosën në monedha,
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë kumtoi se është emetuar dhe lëshuar në qarkullim monedha e farkëtuar për qëllime koleksionimi “Vlladimirska” nga seria “Ikona të Shën Mërisë” (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/16).
Kjo monedhë e farkëtuar është përpunuar nga argjendi Ag925, me peshë të argjendit prej 31,1 gram, pastërti e argjendit nga 28,77 gram dhe në formë të drejtkëndëshit me dimensione 30 x 45 mm.
Çmimi i monedhës së farkëtuar arrin 3.800 denarë. Paratë e farkëtuara për qëllime koleksioniomi të emetuara nga Banka popullore janë mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë, qëndron në kumtesë.