Lufta me mërzinë

Mërzia është një fenomen kurreshtar; nga njëra anë shkakton kaos në shoqëri, duke nxitur të këqija fizike dhe shoqërore. Shumë akademikë dhe shkenctarë mërzinë e kanë lidhur, përveç problemeve tjera, me krimin, bixhozin, përdorimin e drogës dhe me sistemet e dobëta imune. Nga ana tjetër, shumë njerëz për mërzinë mendojnë se është shenjë e kohëve dhe thjesht një fakt i jetës që nuk është edhe aq serioz. Mërzia shkakton të ndjehemi aq të painteresuar, aq të rrafshtë dhe letargjik sa që ndjehemi se nuk bëjmë asgjë.

Dhe përderisa mërzia nuk mund të jetë aq seriozisht destruktive sa disa njerëz besojnë – nëse nuk kombinohet me probleme tjera siç është depresioni, drogat, etj – megjithatë është e vërtetë se mërzia është një fenomen real dhe shumë i shpërndarë, sidomos tek të rinjët. Në fjalë, ekzistojnë disa studime, që tregojnë se gati çdokush ditëve të sotme mund të përjetojë mërzinë në një moment ose në tjetër, në ndonjë shkallë të ndryshme. Askush, përshembull, nuk mund ta bëjë rutinën e njëjtë, duke i përsëritur gjërat e njëjta, me interes dhe entuziazëm të pafund.
Për këtë shkak, mërzia është e tolerueshme përderisa e lejojmë të vazhdojë dhe ta bartim zgjedhjen e saj, që na bën të humbim interesimin. Madje edhe nëse na del nga kontrolli kohë pas kohe, mërzia nuk është e vështirë të tejkalohet – në të shumtën e rasteve – nëse e kuptojmë natyrën e saj, shkaqet kryesore të saj, dhe ia dalim të mbajmë sjelljen e përshtatshme.

 

Sjellja jonë është e rëndësishme për shkak se, në esencë, mërzia është gjendje pasive e mendjes.
Mërzia ka tendencë të ndryshojë pamjen tonë të jetës. Ndonjëherë ajo mund të na e turbullojë botën, ndërsa ndonjëherë e lejojmë atë të krijojë ambient të stagnimit, duke e humbur fokusin dhe brengën për vetë kohën. Ne nuk mund bëjmë më dallimin e të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes; dhe koha bëhet një rrjedhë e vazhdueshme që nuk ka fillim e as fund. Përveç kësaj, ndonjëherë, ne thjeshtë nuk e dëshirojmë atë që e bëjmë dhe ndjehemi të dobët, duke mos ditur se çka të bëjmë. Për fat të mire, në shumë situata, mërzia mund të shihet si qarje për ndryshim, mungesë e sfidave, dhe është shenjë se ne duhet të ndërprejmë atë gjendje dhe të kthjellemi.

Një shkak për mërzinë është kërkimi pafund i kënaqësisë, madje edhe pse kënaqësia nuk mund të jetë e pafund. Shoqëria moraliste në të cilën jetojmë na ikurajon të besojmë se “sa më shumë” është “aq më mirë”. Si rezultat i kësaj, ne vuajmë nga mbi-stimulimi – njëjtë sikur përsonat e varur që zhvillojnë tolerancë dhe kanë nevojë për sasi më të mëdha të drogës, për të arritur efektin e njëjtë – edhe ne njëjtë kemi zhvilluar tolerancë për gjërat interesante. Si fajtorë kryesorë për këtë nuk është çudi se janë televizori dhe radioja. Ne jemi zënë kurth në një cikël të vazhdueshëm të mërzisë, risive, mërzisë më të madhe, argëtimit më të madh, e kështu me radhë.

Edhe një shkak për mërzinë është mungesa e përcaktimit. Për ne është shumë vështirë të përcaktohemi tërësisht për periudha më të gjata. Ne pjesërisht përcaktohemi vetëm për disa gjëra dhe, ngadalë humbim motivimin dhe, si rrjedhojë, përfundojmë të fokusuar në vetveten. E vërteta është se mërzia dhe vetiakja janë intimisht të lidhura njëra me tjetrën. Megjithatë, një ilaç i mirë për mërzinë është që ne të ri-fokusohemi dhe ‘të dalim nga vetvetja’ dhe nga gjendja e vetë-absorbuar e mendjes, duke u involvuar në ndihmën e të tjerëve.
Mërzia nuk është pasojë e rrethanave të këqija. Ajo është një problem i shpirtit, që rezulton nga mbi-stimulimi dhe nën-përcaktimi. Jeta asnjëherë nuk është e mërzitshme nëse i përcaktohemi dhe dedikohemi Allahut 100 për qind, çdo ditë. Ajo është një sfidë shpirtërore dhe emocionale për të mbetur i fokusuar në lutjet e përditshme dhe për të kërkuar mënyra të reja për ta kënaqur Allahun më sinqeritet të plotë.
Me çdo iniciative pozitive ne ia dalim ta largojmë mërzinë nga jeta me vepra të mira, ne e vendosim veten më lart për fitimin e kutisë me ar, Ahiretin – që është vend ku mërzia nuk duhet të tejkalohet për shkak se ajo më nuk ekziston.

Hassen Haidi
Marrë nga: revista Al Jummah
Përktheu: Xh.A. 

Read more: http://psikologjiaislame.webnode.com/news/lufta-me-merzine/

Artikulli paraprakThënie të çmuara të thirrësve Islam
Artikulli vijuesAjeti të cilin duhet ta kemi gjithmonë para syve