Këto ditë po qarkullojnë në disa media të ndryshme, sidomos portale, madje edhe në Shqipëri, ca foto ku shikohen njerëz të zhveshur e të lidhur këmbë e duar.
Këta media thonë se në këto foto janë të arrestuarit për grusht shteti në Turqi, pa dhënë asnjë konfirmim se kush e ka bërë foton, cili gazetar apo agjenci.
Nuk i has ato të postuara nga njerëz të rëndomtë, që mediat sociale i kanë me shumicë, apo dhe nga portale të rëndomta; por dhe nga invididë me staturë publike, ish-zyrtarë shteti, që, duke drejtuar ndonjë portal nga mbetja pa punë, kanë rënë në të tilla nivele ordinere sa të publikojnë të tilla foto me statusin përkatës, ku çfarë shihet i adresohet aksionit anti-puç të qeverisë turke, Erdoganit dora vetë.
Dhe të mendosh që të tillë individë kanë drejtuar sektorë diplomatikë apo ushtarakë si zyrtarë të lartë të shtetit, e që nesër mund të jenë sërish në poste të larta shtetërore, edhe si diplomatë, ku do ju duhet të ndërtojnë apo ruajnë, relacione me shtete apo politika, që individualisht dhe mund të mos ju pëlqejnë.
Një media italiane ka bërë investigimin e duhur dhe ka arritur në përfundimin se kemi të bëjmë me një manipulim të pastër, pasi fotot e botuara i përkasin një kohe të shkuar dhe për këtë publikon linqet përkatëse.
Media italiane e hap artikullit me një citat të Giovani Sartorit, profesorit të së drejtës publike të Universitetit të Harwardit, i cili thotë: “Kush nuk thotë atë që mendon përfundon të mos e mendojë atë që nuk duhet të thotë”
Një media italiane, përkatësisht: mcc43.wordpress.com publikon të vërtetën e manipulimit të fotove në lidhje me “poshtërimin e puçistëve” në Turqi.
Në shkrim kjo media thekson:
Pas tentativës për grusht shteti në Turqi mediat po përhapin “preokupimin për të drejtat njerëzore”.
Duke injoruar atë që parashikon Kushtetuta turke ndaj organeve të shtetit, komentatorët gjithologë nuk verifikojnë të vërtetëm e imazheve që publikohen dhe janë të paaftë nga ana profesionale edhe në përgatitjen e manipulimit.
Po qarkullon një imazh i “poshtërimit” që presidenti Erdogan (kështu komentohet). “të zhveshur, të lidhur duar e këmbë: fotot shock të torturave pas puçit në Turqi” është titulli i shumë mediave.
Rritet prokupimi për trajtimin e mijëra ushtarëve të arrestuar pas grushtit të shtetit të dështuar”.
Por një kërkim i thjeshtë në rrjet nxjerr se kjo foto ekziston përpara 15 gushtit duke bërë kërkim normal në motorët e kërkimit në internet. Kemi të bëjmë me një pamje të hershme në një grusht shteti.
Të gjitha versionet e dhënë në këtë fotografi të vjetër flasin se bëhet fjalë përpara kësaj date dhe mund të shikohen në këta linqe të
Google (linqet janë në foton ngjitur).
/tesheshi.com/