Shoku i ngushte i Muhamed Ali, Abdulmalik Muxhahid, tregoi se kur e pyeti Muhamed Alin se nga çfare kishte me shume frike, iu pergjigj :
Ne fillim me shaka tregoi me gisht gruan e tij qe ishte ulur perballe,pastaj tha ” Me shume kam frike se Allahu nuk do te me marre ne Xhenetin e Tij.
Ai gjithashtu shpjegoi se perpara se semundje e Muhamed Ali’s te perparonte, mblidheshin shpesh ne aktivitete per çeshtjen e Palestines, gjenocidin ne Bosnje dhe per te ndihmuar te varferit ne Chicago.
Ai tha se Muhamed Ali kishte nje karakter te forte dhe se i shpjegonte njerezve vazhdimisht Islamin. Muhamed Ali mbante gjithmone me vete liber qe shpjegonte Islamin dhe ia shperndante njerezve. I shpjegonte njerezve se pse Isai (Jezusi) nuk ishte i biri i Zotit por i derguari i Tij.
Muhamed Ali merrte pjese ne te gjitha aktivitetet Islamike ne Chicago. Nje dite do te benim nje miting dhe ecje me te gjate per Palestinen ne Chicago dhe e thirra ne telefon per te marre pjese dhe ai erdhi.
Gazetari i CBC me pyeti mua se pse Muhamed Ali kishte ardhur ketu, Une i thash se Muhamed Ali eshte musliman dhe se ai e mbeshtet perpjekjen per pavaresi te Palestinezeve.
Mori pjese edhe tek aktivitetet per Bosnjen nderkohe qe atje vazdhonte lufta.
Muhamed Ali ishte vellau i te gjithe muslimaneve ne bote, ishte prane tyre. Ai ishte njer besimtar qe punonte per Islamin.
Kur takoheshim gjithmone bente shaka, me kerkoi ta godisje tek hunda, dhe i thash fotografistit te bente foto ate çast. Me pas e pyeta se nga çfare kishte me shume frike dhe ai :
Ne fillim me shaka tregoi me gisht gruan e tij qe ishte ulur perballe,pastaj tha ” Me shume kam frike se Allahu nuk do te me marre ne Xhenetin e Tij.
Pas ketyre fjaleve te tij te gjithe ne aty bashke me gruan e tij filluam te qajme. Me pas i kaoa doren Muhamed Aliut dhe i thash :
Vellau im Muhamed Ali, ti ke punuar per te gjithe njerezit. Insha’Allah Allahu do te te fus ne Xhenetin e Tij. Me pas me pa mua dhe u zhyt ne mendime.
Keto çaste i morem ne foto per te mos humbur kurre. Çdo takim me te ishte shume i bukur dhe argetues
dhe ai kurre nuk e heqte buzeqeshjen nga fytyra e tij.
Nje dite i thash : “Per ty thojne qe je me i madhi, çfare mendon?
Mu kthye mua dhe me tha : “Jo, me i madhi eshte Allahu.
Une jam thjesht boksieri me i forte.”
Muhamed Ali nuk ka qene vetem nje boksier por nje kerkues i te drejtave te njerezve ne mbare boten, deklaroi shoku i ngushte i tij.
Perkthimi : Islami, Meshire dhe Dashuri
Marre nga Anadolu Agensy