Namazin e xhumasë në Al-Aksa e falin mbi 100.000 besimtarë

Drejtori i Drejtorisë së Vakëfit, Azzam el-Hatib për AA tha se në namazin e xhumasë në Al-Aksa janë falur mbi 100.000 besimtarë

JERUSALEM (AA) – Namazin e xhumasë së parë të Ramazanit të sivjetmë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, e kanë falur mbi njëqind mijë besimtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas lajmërimit të mëngjesit se gratë dhe burrat mbi moshën 45 vjeçare në Bregun Perëndimor do të lejohen të hyjnë në Jerusalem, shumë palestinezë u nisën drejt Al-Aksa-s.

Udhëtimi ka zgjatur me orë, ndërsa palestinezët duhej të kalonin post-blloqe kontrolluese. Oborri i xhamisë ishte i mbushur me besimtarë.

Drejtori i Drejtorisë së Vakëfit, Azzam el-Hatib për AA tha se në namazin e xhumasë në Al-Aksa janë falur mbi 100.000 besimtarë.

Palestinezët që jetojnë në Gazë dhe Bregun Perëndimor nuk u lejuan të kalojnë në Jerusalem. Për këtë shkak shumë prej tyre rastin e sotëm e shfrytëzuan për rite fetare dhe fotografi.

 

Artikulli paraprakErdogan: Do hakmerremi ndaj Gjermanisë
Artikulli vijuesGjyshi “viktimë” i luftës kujdeset për nipërit e tij jetimë