Nëse dëshironi të jeni më të mirë, duhet të mësoni nga më të mirët. Njerëzit e suksesshëm duhet shpesh të shohin nga njerëz të tjerë të suksesshëm si mjet për motivimin e vetes. Ja sjellja që kanë njerëzit më të suksesshëm me paratë dhe si mund të mësoni prej tyre.
Ndërtoni një fond emergjence
Alexavon Tobel, themeluese dhe drejtoreshë eLearnVest.com tregon: “Jam përherë mirënjohëse ndaj vetes që kam ndërtuar një fond kursimesh emergjence gjatë punës sime të parë pas mbarimit të kolegjit, gjë që më lejoi të filloj LearnVest. Pa pasur para shtesë mënjanë, nuk do të mund të bëja një hap të çmendur (në zemër të recesionit) dhe të bëja të mundur këshilla financiare për të gjithë amerikanët kudo në vend”.
Pagova veten të parin
Tony Robbins, strateg i mënyrës së jetesës dhe biznesit, autor i librave bestsellerë, tregon se ka lënë mënjanë disa të ardhura për të filluar ndërtimin e një sipërmarrjeje të rëndësishme që së pari të shpaguante paratë që kishte investuar.
“Një nga këshillat më të mira që mora erdhi nga Ken Blanchard. U takova fillimisht me të kur isha 24 vjeç. Sapo kisha publikuar librin tim të parë dhe ai po merrte famë. Ken më mori veç dhe diskutoi me mua për paktin e lënies së 10 për qind të të ardhurave mënjanë. Ai më tregoi se si një biznes mund të marrë pafundësisht paratë e tua, nëse ti nuk di të frenohesh dhe të lësh mënjanë të ardhurat që nuk kanë të bëjnë me të”.
Tani Robbins ka 20 kompani të vetat dhe është i përfshirë në rritjen e pasurisë së tij, aq sa ajo të bëhet e pavarur.
Investova në prona të paluajtshme
Farnoosh Torabi, një ekspert financiar personal, autor bestseller i librave dhe moderator i një emisioni për paratë, tregon se gjëja më e çmuar që bëri në jetën e tij ishte blerja e pronave të paluajtshme në Nju Jork në vitin 2004 dhe mbajtja e apartamentit deri në vitin 2014. Çmimi i shtëpisë u rrit me rreth 70 për qind. “Gjeta një blerës në më pak se 24 orë nga dalja në treg”.
Bleva një Apple Quadra 800
Adam Nash, president dhe drejtor iWealthfront rrëfen historinë e tij të rrugës drejt pasurisë. “Në pranverën e vitit 1993 mora paratë që mezi i kisha mbledhur si inxhinier softueri dhe bleva një kompjuter Apple Quadra 800. Pavarësisht se ky kompjuter më kushtoi shumë, ishte një nga gjërat më të zgjuara që kam bërë me paratë e mia, duke më çelur rrugën për më tej. E bleva kompjuterin sepse sapo kisha filluar shkollimin për shkenca kompjuterike. E shoh shumë të rëndësishme të investosh në aftësitë e tua dhe të marrësh më pas shpërblim për pavarësinë financiare”.
Investova në ide
Jennie Enterprise, themeluese e Klubit Core në Manhatan. “Gjëja më e zgjuar që kam bërë me paratë e mia ka qenë t’i investoja dhe të nxisja te vetja idetë dhe talentin. Pasioni im dhe puna që më ka marrë më shumë kohë gjatë jetës ka qenë inovacioni, sjellja si eksperienca të reja të gjërave që kanë lidhje me komunitetin. “Nuk kam qenë kurrë e interesuar të blija në bursë gjëra që nuk mund t’i kontrolloja. Për mua kishte rëndësi të investoja te njerëzit dhe tek idetë që guxonin dhe transformonin”.
I bëra paratë e mia të punojnë për mua
Steve Siebold, një milioner që ia nisi nga hiçi dhe autor i “Si mendojnë të pasurit”, tregon se të pasurit i mësuan si ta përdorte pasurinë e tij si një levë për të gjeneruar më shumë të ardhura. Mosdija e kësaj ka qenë një avantazh i padrejtë për shumë vite. Përdorimi i parave për të nxjerrë para të tjera, funksionon gjithnjë dhe përtej kujdesit që duhet kushtuar, është një mënyrë pa lodhje për të shtuar pasurinë.
Fillova një biznes
David Bach, autor i librave bestsellerë, sipërmarrës dhe folës motivues, tregon se gjëja më e mençur që ka bërë ka qenë investimi i 5000 dollarëve te një ide biznesi. “E fillova me ëndrrën që t’i mësoja një milion grave truket e parave me një program që kisha krijuar”. Pas procedurave të krijimit të biznesit, ai e shiti idenë e tij dhe ia nisi një cikli seminaresh kudo në vend për t’u mësuar grave si të bënin para. Pas një serie prej 12 librash, marka e tij ka shitur 7 milionë libra, përkthyer në 19 gjuhë në 50 vende të botës.
Jetova nën standardin e parave
Ashley Fieglein Johnson, shefe financiare e Wealthfront, thotë se nuk ka shpenzuar kurrë aq sa ka fituar. “Gjithnjë lija mënjanë pjesë të fitimeve të mia dhe i përdorja kur m’u jepte mundësia për të investuar në biznese, prona dhe raste të ngjashme. Mund të përballoja pjesëmarrjen në këto lloj sipërmarrjesh, pasi kisha gjithnjë kursimet që më nxirrnin nga telashet”.
Investova te vetja
Lewis Howes, sipërmarrës, asistent biznesi dhe autor librash për financat, tregon: “kam bërë gjënë më të mirë duke investuar te vetja, pasi kështu marka ime personale do të jetë përherë ekzistente. Kam investuar për zhvillimin tim personal dhe kjo padyshim ia ka vlejtur”.
Burimi: Business Insider