Rast i rrallë: Gruaja bëhet nënë për herë të parë në moshën 61-vjeçare

Një grua nga Italia ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Maria Rosaria Veneruso lindi të hënën pasdite një djalë të shëndetshëm pas një shtatzënie normale, raportojnë mediat italiane. Znj. Veneruso dhe bashkëshorti i saj Enzo janë bërë për herë të parë prindër të një djali që e kanë quajtur Elia Francesco. Vogëlushi Elias me peshë 3.5 kg dha gjatësi 50 cm ka ardhur në jetë në një spital në komunën Castel Volturno, në pjesën jugperëndimore të Italisë, transmeton shendeti.com.al.

“Më është realizuar ëndrra”, është shprehur ajo për mediat lokale. “E ardhmja nuk më tremb”.

Mediat italiane raportojnë se znj. Veneruso nuk i është nënshtruar terapisë in-vitro për të ngelur shtatzënë, por ka pasur një shtatzëni natyrale. Ky fakt është kundërshtuar nga ekspertët britanikë, të cilët thonë se është e pamundur që një grua të ngelet shtatzënë në këtë moshë pa dhurimin e një veze.

“Mrekullitë ndodhin, por është e pamundur që një grua të ngelet shtatzënë në mënyrë natyrale në moshën 61-vjeçare”, ka thënë për Daily Mail dr. Leila Hanna, obstetër gjinekologe tek një klinikë në Britani.

Ndërsa mjeku që ka asistuar në lindjen e gruas thotë se nuk ka pasur asnjë problem gjatë shtatzënisë.

“Ishte një shtatzëni e mbarë”, ka treguar ai.

Sipas tij, znj. Veneruso ka qenë në gjendje të mirë fizike dhe ushtrohej rregullisht gjatë shtatzënisë.

Në fillim të këtij viti, një 70-vjeçare nga India solli në jetë një djalë pas një trajtimi 2-vjeçar me metodën IFV në një klinikë fertiliteti në shtetin verior Haryana.

Artikulli paraprakRegjimi i Asadit sulme ndaj civilëve në Halep, disa të vdekur
Artikulli vijuesEgjipt, qindra të vdekur si pasojë e përmbysjes së varkës me emigrantë