Sipas një raporti të ri, brenda 20 viteve robotët do të marrin vendin e punës të 600 mijë punëtorëve në fushën e ndërtimit vetëm në Britaninë e Madhe. Kjo do të realizohet deri në vitin 2040.
Gati një në tre funksione në ndërtim mund të zhduken gjatë dy dekadave të ardhshme nga robotët dhe teknologjia digjitale.
Hulumtimet nga gjiganti inxhinierik me bazë në Londër “Mace” treguan se 600,000 prej 2.2 milionë pozicioneve të tanishme në industri mund të automatizohen deri në vitin 2040 në atë që ai e quajti ‘revolucioni i katërt industrial’.
Një nga profesionet më të prekura do të jetë ndertimi, ku numrat parashikohen të bien nga 73 mijë në vetëm 4 mijë e 300.
Deri në vitin 2040, do të ketë vetëm 15 mijë e 500 marangozë dhe montues të brendshëm, nga 260 mijë që janë tani, dhe numri i punëtorëve do të ulet nga 127 mijë në 7 mijë e 500.
Sipas studimit në 20 vjet mund të ketë vetëm 6 mijë e 500 piktorë dhe dekorues, krahasuar me 110 mijë që ka tani.
Megjithëse rritja e automatizimit dhe robotikës mund të marrë vendin e punës të shumë njerëzve, do të rritin sigurinë dhe do të përshpejtojë projektet e ndërtimit, tha Mace.
Ajo gjithashtu do të krijojë role të reja të tilla si programuesit kompjuterikë, që normalisht nuk gjenden në industrinë e ndërtimit.
Mace tha se sektori i ndërtimit duhet të përshtatet me këto ndryshime të mëdha ose të përballet me një krizë.