Shëndeti i kandidates demokrate Hillary Clinton është në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve, pasi ajo u diagnostifikua zyrtarisht me pneumoni. Një email i Colin Powell, që ka rrjedhur dhe është publikuar nga faqja “DCLeaks.com”, përmendet senatori demokrat Sheldon Whitehouse që ka informuar një donator demokrat se shëndeti i Hillaryt është aq keq saqë ajo nuk mund të hedhë këmbët për t’u ngjitur në podium.
Në email thuhet gjithashtu se kandidatja demokrate nuk gëzon aspak shëndet të mirë. Ky email privat i Colin Powell është dërguar në 14 mars të vitit 2015, gjë që tregon se ky shqetësim është mbajtur i fshehtë prej më shumë se 1 viti.
Diskutimet për shëndetin e Clinton kanë forcuar akoma më tepër pozitat e rivalit të saj Donald Trump, pasi stafi i këtij të fundit kishte paralajmëruar kohë më parë se Clinton nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.