Shukri Buja flet rreth flet-arrestit dhe Interpolit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj së bashku me 17 persona të tjerë tanimë edhe zyrtarisht janë larguar prej listave të kërkimit nga organizata më e madhe ndërkombëtarë e policisë.

Kështu, pjesë e kësaj liste ishin edhe ish-deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.

Shukri Buja, ish deputet i Kuvendit të Republikës, e tani pjesë e Nismës për Kosovën ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me këtë vendim të INTERPOL-it.

“Kjo organizatë ka vendosur, pra nuk kam ndonjë arsye ka qenë zgjidhje e drejtë”, është shprehur ai.

Më tej, ai ka treguar se gjatë kohës sa e kishte këtë flet-arrest, ka pasur problem vetëm me një vend ballkanik.

Sipas tij, aty kanë dashur që ta arrestojnë. Por, i njëjti është kthyer për në Kosovë.

“Po, dihet publikisht që unë kam udhëtuar edhe sa kam pasur këtë flet-arrest, kam udhëtuar për Maqedoni dhe aty kanë tentuar të më arrestojnë dhe unë jam kthyer në Kosovë. Përveç Maqedonisë nuk kam dal në asnjë vend tjetër jashtë Kosovës”, ka thënë Buja.

Në fund, anëtari i Nisma-s e ka cilësuar këtë veprim të INTERPOL-it si të vonuar. Sipas tij, nuk do duhej të ekzistonte fare kjo listë.

“Në fakt nuk është dashur të futen fare në listë, as unë e Ramushi e as të tjerët, kjo ma mirë u kanë e sigurtë”, ka përfunduar ai.

Dje eshte siguruar lista e plotë të këtyre personave që ju është hequr flet-arresti nga INTERPOL-i.

Më poshtë, lista e plotë:

1: HARADINAJ Ramush

2: MORINA Tomor

3: MORINA Sinan

4: DURAKU Ardian

5: ZEFAJ Vitor

6: UKSHINI Mahmut

7: VOKSHI Besim

8: SULJEVIC Fadilj

9: SHPEJTZIM Demiri

10: PAJAZITI Qamil

11: OLLURI Azem

12: NOSHAJ Faruk

13: GASHI Muharem

14: BOBANI Bujar

15: ALIJI Rabit

16: BUJA Shykri

17: KASTRATI Fadil

18: KASTRATI Murtez.

Artikulli paraprakShqipërisë i shkojnë në ndihmë ekipet e shpëtimit nga Kosova
Artikulli vijuesSot caktohet data për rivotim në Istog