Rikuperimi i fotove mund të jetë e lehtë, e vështirë madje edhe e pamundur dhe kjo varet nga disa faktorë.
Një faktor i rëndësishëm është vendodhja e tyre, pra ku janë ruajtur fotot. Nëse gjenden në kartë microSD, atëherë jeni me fat. Nëse gjenden në hapësirën e telefonit tuaj, atëherë jeni në probleme serioze.
E thënë ndryshe, sa më shumë që të mbushni hapësirën e paisjes suaj elektronike aq më shumë ka mundësi që të humbisni përgjithnjë të dhënat transmeton Kumti.
Nëse foto gjenden në kartën microSD, shkarkoni dhe instaloni softuerin e Piriform, Recuva, në kompjuterin ruaj Windows. Duhet të gjeni një mënyrë për të lidhur kartën microSD me kompjuterin tuaj. Nëse është një laptop me shumë gjasa do të keni një portë posaçërisht dhe nëse jeni në një desktop do ju duhet të blini një adapter i cili kushton më pak se 10 dollar.
Pasi të keni bërë lidhjen, hapni softuerin Recuva dhe skanoni kartën SD. Recuva do të arrijë të gjejë pothuaj çdo foto që mund të keni fshirë.
Nëse fotot gjenden në hapësirën e telefonit tuaj proçedura është paksa më e vështirë. Nëse telefoni juaj ka një version të vjetër të Android, lehtësisht mund ta ndërlidhni me kompjuterin tuaj përmes një kablli microSD duke përzgjedhur opsionin USB Mass Storage. Kjo në mënyrë efektive e kthen telefonin tuaj në një hardisk të jashtëm.
Për fat jo të mirë, Android e çaktivizuar këtë opsion në versionin 4.4.2. Ka mënyra të tjera për të skanuar telefonin për përmbajtje të fshira, por nuk janë kaq të drejtpërdrejta dhe të thjeshta sa me anë të softuerit Recuva. Alternativa më e mire është softueri Easeus MobiSaver për Android. Instaloni këtë sotfuer në kompjuterin tuaj Windows, lidhni telefonin me kompjuterin dhe ndiqni udhëzimet e softuerit. Krahas versionit për Android ekziston edhe një për iOS.
Shmangia e fatkeqsisë në të ardhmen
Hapni një llogari në Dropbox dhe më pas instaloni aplikacionin në telefonin tuaj (Android/iOS/Windows Phone). Fotot do të ngarkohen automatikisht në llogarinë e Dropbox kurdo që lidhni telefonin me një rrjet Wi-Fi.
Bëjeni zakon ruajtjen e fotove në kompjuterin tuaj.
Nëse përdorni një telefon Android ose Windows Phone, ruani imazhet në kartën microSD./Kumti.com