Një tjetër sulm i përgjakur ka ndodhur sot në Gjermani. Siç raporton gazeta gjermane Bild, sot pasdite në afërsi të Shtutgardit, një person ka vrarë një grua dhe ka lënduar të paktën dy të tjerë duke përdorur një hanxhar. Policia ka arrestuar burrin që akuzohet për këtë sulm. Gazeta Bild raporton se sulmuesi ka dalë me hanxhar në dorë nga një lokal qebapësh, ku sipas informacioneve të para punonte gruaja që u vra gjatë këtij sulmi. Një prej dëshmitarëve thotë se sulmuesi u sillte si i çmendur, duke sulmuar në afërsi të një patrulle policore. Policët kanë arritur ta mposhtin dhe ta arrestojnë, por vetëm pasi ka shkaktuar një viktimë. Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për një refugjat sirian, por akoma nuk ka zbardhur emrin e sulmuesit. Motivi mbetet ende i paqartë. /SHENJA/
You Might also Like
Rusia ndalon filmin anti-islamik
Një gjykatë në Moskë ka vendosur se filmi anti-islamik që ka nxitur reagime në mbarë…
By
Redaksia
1 Min Read
Diplomoi nëna me të birin
Një nënë nga Arabia Saudite, ka përfunduar studimet bachelor bashkë me të birin e saj,…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogani më 13 maj në Shqipëri
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të mbërrijë më 13 maj në Shqipëri për…
By
Redaksia
1 Min Read
“Allahu Ekber” do të thotë thjesht Zoti është më i Madhi!
Nga Merve Şebnem ORUÇ “Allahu Ekber”, një frazë jo më shumë se, “Zoti është më…
By
Redaksia
7 Min Read
Ushqimi dhe gjumi
Është vënë re se pasi njeriu ka ngrënë mish gjel-deti, ndjen se i vjen gjumë.…
By
Redaksia
1 Min Read
FSK DHURON GJAK
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që në orët e mëngjesit, i janë…
By
Redaksia
2 Min Read
