Protestat të cilat kanë filluar pas thirrjes së liderit shiit, Mukteda es-Sadr, kanë hyrë në ditën e tyre të katërt
BAGDAT (AA) – Vazhdojnë protestat me mosbindje civile në hyrjet e zonës së gjelbërt në të cilën gjenden godinat qeveritare në Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestat të cilat kanë filluar pas thirrjes së liderit shiit, Mukteda es-Sadr, kanë hyrë në ditën e tyre të katërt.
Qindra persona, mbështetës të liderit Sadr kanë ngritur çadra në hyrjet e zonës së gjelbërt. Ata po ushtrojnë presion mbi qeverinë për realizimin e reformave. Ndërkohë protestuesit do të qëndrojnë të presin vendimin e liderit të tyre Sadr dhe mbi bazën e vendimit të tij do të bëhet e ditur nëse do të vazhdojnë ose jo në këto çadra.