Vetëm 18% e teritorit të Maqedonisë me rrjet kanalizimi

Vetëm 18% e gjithë teritorit të Maqedonisë është i mbuluar me rrjet kanalizimi, tregojnë të dhënat nga organizata qytetare Gazetarët për të drejtat e njeriut, transmeton Zhurnal.mk

Në qendrat urbane 87% e kanalizimit është e përfshirë në rrjetin e qytetit derisa në pjesët rurale toaletet nuk kanë qasje në kanalizimin e qytetit.

Nga këto të dhëna shihet se vetëm 16% e romëve të cilët jetojnë në Shkup kanë nëpër shtëpi toalete derisa të tjerët shfrytëzojnë jashtë për nevoja personale.

Në kumtesën me rastin e ditës së toaletëve pra 19 nëntori, lidhur me gjendjen në nivel botërorë thuhet se 60% e popullatës në nivel global ose 4.55 miliard njerëz jetojnë pa toalet në shtëpi ose nuk kanë të siguruar rrugëdalje për fekalet.

869 milion njerëz në botë praktikojnë toaletet publike derisa 1.8 miliard njerëz në botë shfrytëzojnë burimet e ujit pa mbrojtje nga fekalet./Telegrafi/

Artikulli paraprakKur bie borë në Rusi: Aksidente zinxhirore, veturat bëjnë patinazh (Video)
Artikulli vijuesMPB do të informojë në lidhje me aksionin e mbrëmbshëm policor në rajonin e Pollogut dhe në shumë qytet tjera të Maqedonisë