Prishtinë 14 janar 2015 – “Rroftë Kosova e Metohia dhe urime vitin e ri”, me këto fjalë e ka përmbyllur fjalimin e tij, kryeministri serb Aleksander Vucic para serbëve të Graçanicës. Vucic gjatë fjalimit të tij ka dalë nga kompetencat e tij dhe ka filluar të flasë si kryeministër i Kosovës, duke u premtuar qytetarëve më shumë investime në rrugë dhe shkolla. Gjatë fjalimit të tij, ai i ka porositur qytetarët serbë që të jetojnë në paqe me shqiptarët. Ai u thënë banorëve se Qeveria e Serbisë brengoset për të gjitha komunat dhe fshatrat serbe në Kosovë, ndërsa u ka premtuar se do t’i mbështesin në të gjitha mënyrat e mundshme, transmeton gazeta Express. Vucic i ka porositur serbët e Kosovës, që të mos i shesin tokat që i kanë këtu dhe përsëri u ka ofruar ndihmë që t’i mbrojnë tokat e veta. B.S.