Ka disa kënaqësi të vogla që dhurojnë lumturi dhe mund t’i shijosh vetëm kur bën shumë ftohtë…
1. Të vishni një palë dorashka blu për të mbajtur duart ngrohtë. Sipas një studimi të Universitetit të Sussex që ka monitoruar reagimet fiziologjike të një grupi vullnetarësh, bluja është absolutisht ngjyra që e transmetonë më tepër lumturinë.
2. Të marrësh frymë fort në ajrin e ftohtë të mëngjesit dhe të shohësh retë që krijon fryma jote.
3. Të blesh një qese gështenja të pjekura rrugës dhe t’i hash teksa janë ende të nxehta. Pa përmendur vlerat e tyre nga pikëpamja ushqyese, të pasura me niseshte, me një përmbajtje të lartë yndyre, proteinash e kripëra minerale (magnez, kalcium, hekur, kalium, fosfor, squfur) dhe vitamina (B1, B2, C dhe PP).
4. Të zhyteni në një shall kashmiri të butë që ju mbulon deri tek hunda (dhe ju mbron nga viruset respiratore në transportin publik).
5. Të shijoni një filxhan çokollatë të nxehtë me pana të rrahur. Sipas një studimi i bën mirë edhe trurit e memories.
6. Të fiksoheni tek zjarri i oxhakut derisa të hipnotizoheni.
7. Të vishni një këmishë XL për t’iu bashkuar të dashurit tuaj në divan para televizorit.
8. Të kaloni të dielën me pizhama në shtëpi ndërsa jashtë bie borë.
9. Të blini një palë çizme të reja që ju mbajnë këmbët ngrohtë në mënyrë elegante.
10. Të ndizni qirinj për të krijuar zona të ndriçuara romantike në mes të pasdites, kur tashmë është errësirë.
11. Të bëni një banjë të ngrohtë me vajra esencialë agrumesh që favorizojnë humorin dhe mbajnë larg shqetësimet e stinës.
12. Të hani borë (vetëm nëse është në një fshat piktoresk me ndotje 0)
13. Të piqni një kek me mollë, të mbushni mushkëritë dhe hundët me aromën që lëshon gjatë pjekjes dhe ta shijoni ndërsa është i ngrohtë.
14. Të lexosh një libër poshtë një kuverte ndërsa jashtë bie shumë shi.