Çfarë e shkakton impotencën, ejakulimin e vonuar dhe atë të shpejtë

Çfarë e shkakton impotencën dhe trajtimet për ejakulimin e vonuar dhe atë të shpejtë

Impotenca
Pjesa më e madhe e meshkujve do të përjetojnë impotencën (dështimin për të arritur ereksionin) në një pjesë të caktuar të jetës së tyre. Kjo zakonisht është një eksperiencë e përkohshme, shpesh për shkak të ankthit ose përdorimit të tepërt të alkoolit. Për shumë meshkuj me impotencë, që gjithashtu njihet si disfunksioni erektil (ED), ai është një problem i vazhdueshëm, kronik, që shpesh shkakton probleme të ankthit, stresit dhe pakënaqësisë për vetë personat sikundër edhe për partneret e tyre. Ereksioni vjen si rezultat i rritjes së sasisë së gjakut që qarkullon në penis dhe që më pas bllokohet aty. Shumë faktorë kombinohen, në mënyrë që kjo të ndodhë. Është thënë më parë se impotenca është kryesisht një problem psikologjik (mendor), që është e lidhur me stresin, frikën për të dështuar dhe problemet e marrëdhënieve. Por mjekimet moderne kanë treguar që rreth gjysma e këtyre problemeve vijnë si rezultat i shkaqeve fizike. Pjesa më e madhe e këtyre shkaqeve janë të shërueshme.

Çfarë e shkakton impotencën?
Ndërmjet gjendjeve mjekësore që shkaktojnë impotencën janë:
-Komplikimet e diabetit;
-Qarkullimi i dobët për shkak të ngushtimit të arterieve;
-Dëmtimi i nervave;
-Problemet hormonale, si p.sh. mungesa e testosteronit;
-Përdorimi i alkoolit dhe cigares;
-Disa ilaçe; dhe
-Sëmundja e mëlçisë ose veshkave.

Disa nga ilaçet që mund të shkaktojnë impotencën janë qetësuesit, ilaçet për qarkullimin e gjakut dhe diuretikët. Problemi gjithashtu mund të ndodhë si rezultat i kirurgjisë në fshikëz, gjëndrat e prostatës, zorrës së vogël dhe shpinës.

Shkaqet psikologjike mund të jenë të lidhura me stresin e kohëve të fundit ose një ndryshim në jetesë. Gjithsesi, çfarëdolloj që të mund të jetë shkaku, pjesa më e madhe e meshkujve me impotencë mund të shërohen dhe këshilluesit mund t’i ndihmojnë ato. Trajtimet mjekësore, trajtimet kirurgjikale, në pjesën më të madhe të meshkujve mund të jenë ndihmuese. Këshillimi, mund të ndihmojë njerëzit me probleme psikologjike.
Mjeku juaj është personi më i përshtatshëm për të vlerësuar shkakun e impotencës dhe për t’ju rekomanduar trajtimin e duhur.

Zbulimi i ilaçeve siç janë Viagra, Cialis dhe Levitra kanë bërë një ndryshim sinjifikativ në jetën e shumë njerëzve. Këto ilaçe ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut që kalon në penis. Ato janë efektive, por duhet të përdoren me kujdes. Njerëzit të cilët përdorin ilaçe të zemrës, nuk duhet të përdorin Viagra, Cialis ose Levitra.

Ndërkohë që shumë meshkuj ndihen në siklet për të diskutuar për impotencën me mjekun e tyre. Nëse ato gjejnë kurajon për të folur, ato do të kenë një jetë më të lumtur me partneren e tyre.

***

Ejakulimi i vonuar
Është normale për jetën seksuale që të ndryshojë me moshën. Sa më i moshuar të jetë një mashkull, aq më shumë stimulim është i nevojshëm për të arritur ereksionin dhe ejakulimin. Ejakulimi i vonuar është një gjendje në të cilën një mashkull arrin në fazën e ereksionit por në mënyrë jo të thjeshtë, atij i duhet një kohë e caktuar. Ejakulimi i vonuar është një gjendje e rrallë dhe nuk duhet ngatërruar me përgjigjen normale seksuale si rezultat i moshës. Nëse ju jeni të shqetësuar në lidhje me aktivitetin tuaj seksual, pyesni mjekun për këshilla të mëtejshme.

Çfarë e shkakton ejakulimin e vonuar?
Ejakulimi i vonuar mund të shkaktohet nga ankthi, nga frika e penetrimit, por ndonjëherë nuk ka asnjë shkak fizik. P.sh. meshkujt me diabet kanë më shumë vështirësi për të ejakuluar sesa meshkujt pa diabet, dhe disa ilaçe të caktuara mund të vonojnë ejakulimin. Këto përfshijnë disa lloje antidepresantësh, siç është SSRI, disa lloje ilaçesh që përdoren për presion e gjakut dhe ato që përdoren për trajtimin e skizofrenisë.

Cilat trajtime janë të pranishme?
Nëse ju mendoni se ndonjë nga ilaçet që ju po merrni është shkaku i vonesës së ejakulimit, atëherë tregojani këtë mjekut tuaj në mënyrë që t’ju japë një trajtim tjetër që shmang efektet anësore të padëshirueshme. Shpesh trajtimi për ejakulimin e vonuar përfshin terapinë e sjelljes, kështu që mjeku mund t’ju rekomandojë një trajtim tek këshilluesi ose fizioterapisti. Terapisti mund t’ju mësojë teknika që ndihmojnë në minimizimin e ankthit në lidhje me ejakulimin dhe t’ju japë disa këshilla që do ju ndihmojnë për përmirësimin e jetës seksuale.

***

Ejakulimi i parakohshëm
Ejakulimi i parakohshëm është një gjendje në të cilën mashkulli ejakulon shumë shpejt, shpesh, shumë para ose menjëherë pasi bie në kontakt me partneren e tij, duke rezultuar në një jetë të pakënaqshme seksuale. Nuk ekziston një përcaktim i qartë i “shumë shpejt”: ajo ndryshon nga njëri person tek tjetri dhe nga një marrëdhënie në tjetrën. Ejakulimi i parakohshëm nënkupton kur ajo ndodh përpara se partneri juaj të jetë kënaqur. Shumë meshkuj, në një moment të caktuar të jetës së tyre, do të përjetojnë ejakulimin e parakohshëm, por nëse ajo ndodh shpesh dhe gruas i pengon, mund të zvogëloi lumturinë në çift.

Kjo është më e zakonshme në fazën e adoleshencës, pasi sa më i ri të jetë mashkulli, aq më shpejt ndodh ereksioni dhe ejakulimi.

Çfarë e shkakton ejakulimin e parakohshëm?

Tradicionalisht, ejakulimi i parakohshëm lidhet me problemet psikologjike, siç është ankthi. Kohët e fundit ka ekzistuar një interes drejt shkaqeve neurobiologjike. Megjithatë, ka raste që mashkulli është i paqartë në lidhje me shkakun.

Ekzistojnë shumë lloje ankthesh, si p.sh. ankthi në lidhje me performancën e tij gjatë aktit seksual, shqetësimi i lënies së femrës së tij shtatzënë ose frika e marrjes së infeksionit nga gruaja, pastaj janë ankthet dhe stresi bashkëkohor i punës, informacionit te tepërt dhe të llojllojt, i situatave të rënda familjare, si gjendja e rënde ekonomike, borxhet, puna, pasiguria etj.

Çfarë trajtimesh janë të pranishme?
Shpesh, problemet e ejakulimit zvogëlohen ndërkohë që ju krijoni një marrëdhënie më të sigurt me partnerin tuaj. Është shumë e rëndësishme për të përfshirë partnerin tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur në terapi dhe të largoni ndjenja të tilla si presioni, turpi ose dështimi. Zakonisht, është mirë për të larguar ndjenja të tilla si dështimi sikundër edhe akte seksuale deri në momentin që ejakulimi të trajtohet. Këshilluesi juaj do të jetë në gjendje për t’ju treguar teknikat e përshtatshme që do t’ju ndihmojnë për ejakulimin.

Terapia e sjelljes

Një nga terapitë e sjelljes, të njohura si teknikat e ndalimit dhe fillimit, lejojnë partnerin tuaj për të stimuluar penisin deri në momentin që ju ndjeni se jeni në fazën e ejakulimit. Me këtë sinjal që ju i jepni partnerit tuaj, ajo ndalon menjëherë stimulimin dhe pret 20 deri në 30 sekonda dhe më pas fillon përsëri stimulimin. Me kalimin e kohës, dhe bashkë me praktikën, kjo teknikë ju ndihmon për të përmirësuar kontrollin e ejakulimit.

Ilaçet

Një sërë ilaçesh janë përdorur për të trajtuar ejakulimin e parakohshëm. SSRI (një lloj antidepresanti) shpesh është përdorur për trajtimin e ejakulimit të parakohshëm. Disa SSRI janë më efektive sesa të tjerat, por ato mund të ndihmojnë në mënyrë sinjifikative në vonimin e ejakulimit.

Artikulli paraprakNdizni pasionin me këta afrodiziakë natyror
Artikulli vijuesNjeriu, mjeshtëria dhe propaganda