Presidenti kinez Xi Pinjing është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Beograd. Serbët, presidentin kinez, janë duke e pritur me shumë kujdes, duke e shoqëruar qysh nga ajri me aeroplanë të Forcave Ajrore të Serbisë.
Ai ka vizituar disa vende, i përcjellë nga homologu serb Tomisllav Nikoliq. Ky i fundit në takimin kryesor mes dy delegacioneve ka folur edhe për Kosovën, transmeton Koha.net.
Nikolliq ka thënë se vazhdimi mosnjohjes së Kosovës si shtet të pavarur dhe kundërshtimi i pranimit në UNESCO është vazhdimi i mbështetjes kineze për Serbinë.
“Serbia në fakt ka treguar se ëndrra kineze mund të arrihet. Mosnjohja e Kosovës dhe mbështetja në mos pranimin e Kosovës si anëtare e UNESCO-s është mbështetja e vazhdueshme e Kinës që Serbia të ruaj integritetin e saj”, ka thënë Nikoliq.