Presidenti Thaçi në artikullin e tij të shkruar për EurActiv ka prekur shumë aspekte që e karakterizojnë Kosovën dhe Ballkanin.
Në fillim të shkrimit të tij i pari i vendit përmend lehtësimin që e ka Kosova dhe rajoni që në krye të Austrisë është zgjedhur Alexander Van Der Bellen e jo Norbert Hofer, i cili i përket së djathtes ekstreme dhe ka deklarur që Kosova nuk duhet të pranohet në organizata ndërkombëtare, pasi krijon vetëm probleme.
Thaçi më tej ka folur për ekstremizmin.
“Ne as nuk jemi një strehë e sigurt për ekstremistët. Shërbimet tona të sigurisë kanë bërë 110 arrestime dhe kanë siguruar 67 aktakuza dhe 26 dënime kundër mbështetësve të ISIS-it në vendin tonë. Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry, theksoi në vizitën e tij të fundit në Kosovë se kosovarët janë liderë regjional në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.”
“Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon gjithashtu njohu rolin aktiv të Kosovës për promovimin e dialogut ndërfetar në raportin e vitit 2013. Bashkimi Europian gjithashtu morri parasysh ritmin e përshpejtuar të bërjes së reformave dhe na dhuroi neve traktatin e parë të para pranimit në Be, marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit,” ka shkruar Thaci për EurActiv,
Shefi i shtetit ka përmendur edhe skepticizmin evropian karshi Kosovës dhe Ballkanit, ai ka përmendur edhe thënie për ta ilustruar betejën e vështirë drejt anëtarësimit në BE. Për Thacin Kosova dhe Ballkani po përdoren edhe si “kokë turku”. Por dëshmimi i ëndrëës dhe rrugës evropianë do të vazhdojë.
“Liberalizimi i vizave është fituar me vështirësi pas kryerjes së reformave të vështira të brendshme, por është e qartë që disa politikanë në Evropë janë duke ndërhyrë në disponimin aktual që është i karakterizuar nga pakënaqësia publike rreth migrimit dhe po e përdorin Kosovën dhe Ballkanin si një kokë turku.”
“Siç e kemi festuar një fitore të ngushtë të forcave progresiste të Austrisë, një gjë është e sigurt. Liderët e Ballkanit duhet të punojnë shumë për në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimit të emigracionit ilegal dhe ekstremizmit të dhunshëm për të dhënë një ndjenjë në rritje të sigurisë dhe për t’i siguruar skeptikët përqark Evropës.”
“Ne duhet të jemi – siç është edhe thënia – “më katolik se Papa” në mënyrë që t’i bindim mohuesit dhe skeptikët që ëndrra evropiane, rruga evropiane, është shansa jonë e vetme, kontrata më e mirë që mund ta nënshkruajmë për ta siguruar të ardhmen tonë, ka shkruar Thaci për EurActiv, përcjellë KlanKosova.tv