Islam Krasniqi
Varfëria në vendin tonë, errësirë e të ardhmes, rina me trup këtu dhe me mend në perëndim, ku çdo ditë që kalon etiketohet si humbje kohe, “çfarë të bëjnë, ku të shkojnë?
Qeveria i ka mbyllur dyert e punësimit, dyert e perspektivës, i ka errësuar rrugët e së ardhmes, rina bredhin rrugëve poshtë e lartë pa mundur të bëjnë zgjidhjen e punësimit, dhe nuk mund të krijojnë familje duke ju frikuar të ardhmes, një të ardhme të mjerueshme ekonomiko sociale.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka identifikuar mbi 1510 zyrtar të lartë që kanë me shumë së një vend të punës, ku në mesin e tyre ka një zyrtar që ushtrojnë gjashtë vende pune,10 zyrtar me nga pesë vende pune, 31 zyrtar me nga katër vende pune, me nga tre vende pune janë 312 zyrtar, me nga 2 vende pune janë 1155 zyrtar të lartë të republikës së Kosovës.
Ku qëndron problemi, ku duhet të trokasim për këto parregullsi, apo ndoshta në mungesë të arsimimit zyrtaret e lartë janë të obliguar të mbajnë nga 10 vende pune 20 apo edhe 100 ndoshta.
Në rast se qeveria e shqyrton këtë kërkesë dhe u merr vendet e shumëfishta, me njëherë mundë ti punësojë 2000 veta, ku do të largojë nga barra e vetë mbi 2000 familje, gjë që do të zbus edhe papunësinë dhe rrjedhimisht edhe varfërinë dhe kështu do të përmirëson gjendjen ekonomiko sociale.
Unë që po e shkruaj ketë shkrim nuk e çajë hallin tim sepse thotë një fjalë e urtë “Ku rafsha mos u vrafsha” por e kam hallin e gjithë rinisë Kosovare, gjithë këtij popullit të vuajtur, të cilët mjerisht kanë mbetur askund.
Fakti qëndron së në bazë të numrit të banorëve në Evropë, Kosova prinë për nga numri i rinisë së shendosh dhe të arsimuar gjë që është për tu admiruar mirëpo uzurpimi i njerëzve të pa ndërgjegjshëm u humb shpresat atyre që shkrirën djersë për të marrë dituri që ajo dituri të jetë e dobishme për ketë vend, për ndërtimin e një shtetit të së drejtës, ku edhe ne të ndihemi të barabartë me popujt Evropian.
Po të ndalemi dhe të mendojmë pakë do të kuptojmë sa vende të punës kanë uzurpuar, ka njerëz kanë lerë pa punë,sa familje në gjendje të mjerueshme.
O njerëz te pa ndërgjegjshëm a e dini se dikush nuk mund ta mbush barkun me bukë për faje të juaj, e ju i merrni nga 10 rroga, dhe ju ka verbuar dynjaja.
Pse nuk i jepeni shans vetës që të reflektoni dhe të bëheni shembull për mirë, por jeni zhytur në llumin e shpifjeve të juaja dhe mashtrimeve nga më të ndyra.