Dhënia e këshillave nuk është një nga detyrat më të lehta. Ju mund të viheni nën një presion të madh, veçanërisht në qoftë se ju në përgjithësi (pa qëllim) jepni këshilla të këqija. Duke ndjekur hapat me poshtë do te arrini te bëheni një këshilltar me te vërtetë i mire.
Pjesa e pare: Veprimi i drejte
1. Mos i gjykoni njerëzit qe po këshilloni.
2. Hiqni paragjykimet tuaja.
3. Jini të sinqerte.
4. Shprehni besimin tuaj tek ata.
5. Kuptoni kur është e përshtatshme dhe kur është e papërshtatshme për te bere një ndërhyrje gjate bashkëbisedimit, sepse ndodh qe ju mund ti jepni personit një këshillë qe nuk e kërkoi dhe nuk e dëshiron.
Pjesa e dyte: Dëgjimi i historisë se tyre
1. Dëgjoni me vëmendje kur dikush është duke folur dhe duke u përpjekur për të marrë këshilla nga ju. Fillimisht, vetëm dëgjoni.
2. Mos e ofroni mendimin tuaj nëse tregimi është ende ne gjysme, jepni përgjigje jo definitive dhe kërkoni për të marrë të gjithë
informacionin me parë.
3. Beni shumë pyetje edhe pasi ata ta mbarojnë historinë e tyre për të marrë më shumë informacion.
4. Pyetini nëse ata vërtet e duan një këshille.
Pjesa e trete: Dhënia e një këshille te mirë
1. Nëse mundeni kërkoni pak kohë për të menduar për çështjen e sapo diskutuar.
2. Bisedoni për pengesat e parashtruara nga personi qe kërkon këshillë.
3. Ndihmojini ata ta vlerësojnë problemin nga jashtë.
4. Tregojuni atyre të gjitha opsionet qe kane.
5. Ndihmojini ata të vlerësojnë këto opsione.
6. Jepuni atyre çfarëdo informacioni qe mundeni.
7. Kuptoni se kur duhet te tregoheni te ashpër dhe kur te bute.
8. Theksoni se asnjë nuk e kontrollon dot të ardhmen.
Pjesa e katërt: Përkrahja
1. Jepuni atyre ndihme në qoftë se ata e duan atë.
2. Vazhdoni ti mbështesni dhe ti përkrahni.
3. Gjeni disa materiale përkrahëse ne internet për çështjen e diskutuar dhe dërgojuani atyre.
4. Vazhdoni te jeni ne dijeni te çështjes.