Misri është një nga drithërat më të njohur për shkak të vlerave ushqyese që mbart. Misri ka folate, thiamin, fosfor, vitaminë C, magnez (rreth 10% të vlerës së nevojshme të përditshme), hekur, vitamina B6 dhe B9.
Ai është gjithashtu i pasur me fibra, që do të thotë se ndihmon në tretje. Misri i zier do të ishte një ushqim mjaft i shëndetshëm dhe përmban vetëm 124 kalori/Shendeti.
Ja disa arsye pse duhet të hani misër çdo ditë:
Rregullon tretjen.
Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Zvogëlon mundësinë e absorbimit të kolesterolit në trup.
Rregullon diabetin dhe hipertensionin.
Forcon kockat.
Ka efekte pozitive në lëkurë dhe shikim.